Lajme nga Maqedonia

Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi dënohen me nga 3 vjet burg

Është lexuar aktgjykimi për rastin “Titanik 2″, të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi janë dënuar me nga 3 vjet burg, me drejtë të ankimimit, përveç ish-kreut të DSK-së, të gjithë të tjerët janë dënuar për veprën penale ” Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Aktvendim për Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçin në lëndën e PSP-së “TITANIK 2”

Publiée par Alsat sur Vendredi 8 mars 2019

Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska janë dënuar me masë burgimi me nga 3 vjet burg.

Masë burgimi prej 4 vjet e 6 muaj i është shqiptuar ish-anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi.

Pas përfundimit të shqiptimit të aktvendimit, Prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar masë shtesë për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, pasi i njejti nuk ka qenë prezent në shqiptimin Aktvendimit tl rastit “Titanik 2”.

Rastin e  ka udhëhequr gjykatësi Ognen Stavrev.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply