Lajme nga Bota

Senatorja e SHBA-së: Eprorët në ushtri më përdhunuan, heshta nga frika!

Një rrëfim tronditës ka bërë së fundmi senatorja amerikane Martha McSally, që njihet si veterane me një karrierë 26 vjeçare në forcat e armatosura të SHBA-ve.

Ajo është gjithashtu e para grua që ka pilotuar një avion luftarak, por të gjitha këto arritje fshehin një dramë të madhe që ajo ka përjetuar në ushtri.

Senatorja tha se kur ishte e re, ajo ishte përdhunuar nga një oficer në Forcat e Armatosura, përcjell gsh.

Ajo foli gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura dhe e tregoi historinë e saj për t’u sensibilizuar me viktimat e abuzimit seksual nga eprorët.

Seanca ishte organizuar për të dëgjuar dëshmi mbi dhunën seksuale në radhët e forcave të armatosura dhe për të diskutuar masa për parandalimin e problemit.

Senatorja McSally tha se ajo nuk kishte raportuar se ishte përdhunuar, pasi, ashtu si shumë viktima të tjera, kishte frikë dhe nuk besonte te sistemi.

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply