Lajme nga Maqedonia

Takimi i liderëve, të dielën takohen Zaev-Mickoski

Të dielën do të takohen lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryeministri Zoran Zaev. Takimi do të jetë i mbyllur për liderët e partive tjera politike. Mickoski mbrëmë në TV Alfa shpjegoi se të dielën do të diskutohet për tri çështje kyçe, të cilat më pas sipas tij mund të diskutohen edhe në takim të formatit më të gjerë.

Do të bisedojmë për tri tema kryesore. E para ka të bëj me zgjedhjet presidenciale të cilat janë të rëndësishme për Maqedoninë në procesin e saj për integrim në strukturat Evropiane dhe marrjes së datës përfundimtare për fillimin e bisedimeve para  gjasëse. E dyta ka të bëj me ligjet reformuese. Deri tani kishte punë në grupe të cilat kanë punuar në ligjet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e datës për bisedime. Dhe e treta ka të bëj me fatin e PSP-së dhe përfshirjen e saj në kuadër të Prokurorisë Publike”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për Micskokin rëndësi do të ketë gjuha e përbashkët për fatin e PSP-së. Ai tha se VMRO-ja e mbështet punën e Speciales, por që fillimisht duhet hetuar, sipas tij, rastet e mëdha korruptive.

Nuk është esenca te bombat por është te fakti që ne duhet të vendosim nëse në Maqedoni e duam të drejtën dhe drejtësinë apo duam drejtësi selektive dhe hakmarrje me ata që nuk mendojnë njëjtë. Nëse duam drejtësi unë jam që të bisedojmë për shitjen e OKTA-s, shitjen e Telekomit, shitjen e Elektroekonimisë së Maqedonisë për të cilën ka dyshime që funksionar aktual kanë rol kyç në privatizimin e saj”- theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Partitë politike shqiptare nuk do të jenë pjesë e takimit edhe pse ditë më parë u deklaruan se parimisht pajtohen për takim liderësh i cili sipas tyre si rezultat duhet të ketë konsensusin parlamentar mbi fatin e PSP-së dhe ligjeve tjera reformuese. Nevojën për të qenë të kyçur në konsensus e potencuan edhe grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Adrian Kerimi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply