Lajme nga Shqipëria

“Vallëzim, jo për të më shqyer”, ç’po ndodh në takimin e Ramës

FIER

Në kuadër të festës së 8 Marsit, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me femrat e qytetit të Fierit. Rama i ftoi në kërcim gratë e pranishme në takim, ku nuk kurseu edhe batutat.

“Për 8 marsin, a është festë apo protestë. A duhet ta festojmë 8 marsin, apo duhet të lëmë gratë të protestojnë kundër nesh? Këtë dilemë e zgjidhi Gramozi: tha hajde shkojmë në Fier,  se atje gratë janë edhe për festë edhe për protestë. Nuk dua të mbaj fjalim, por dua të them se kemi 50 % gra në kabinetin qeveritar dhe t’i shpreh mirënjohje të gjitha grave që shërbejnë në shtetin shqiptar. Ashtu, siç dua t’i shpreh admirimin të gjitha grave që punojnë në sektorin privat.

Edhe ato të anagazhimit në familje, për të mbajtur burrat në formë për punë. Gaz, gjej një muzikë për vallëzim. Jo nga ai vallëzimi grua më grua. Po për të gjitha gratë, festë dhe protestë. Futuni të gjitha këtu për vallëzim, jo për të më shqyer mua.”, -tha Rama.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply