Lajme nga Shqipëria

Vasili: Policia e Edi Ramës po arreston protestuesit e Roskovecit

Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me lajmin e arrestimeve të simpatizantëve të PD dhe LSI-së që morën pjesë në protestën në Roskovec. Sipas Vasilit ‘policia e urdhëruar nga Edi Rama dhe kriminelët e qeverisë po arreston protestuesit’.

Statusi i plotë i Vasilit
Qeveria e krimit larg duart nga protestuesit ne Rroskovec.

Sonte policia e urdheruar nga kryebanditi Edi Rama dhe kriminelet e qeverise po arreston protestuesit ne Rroskovec. Policia eshte vene koke e kembe ne sherbim te krimit dhe haptas kunder qytetareve te ndershem. Sot publikisht po i paralajmerojme se kush prek protestuesit do ti vije shume shpejt ora qe te vihet para drejtesise. Asgjë nuk do te harrohet!! Punonjes te policise mos shkaterroni karrieren dhe jeten tuaj per ti sherbyer nje qeverie te rene dhe te zhytur ne krim, per ti sherbyer nje kryeministri te zhytur kembe e koke ne korrupsion dhe sherbetor i krimit te organizuar.

Ndërkohë sipas kreut te PD Fier, Luan Baçi në Patos dhe Roskovec ka pasur disa shoqërime nga radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD dhe LSI të cilët kanë krijuar tensione gjatë  zhvillimit të protestave. Sipas z.Baçi kanë filluar këtë mbrëmje kontrollet në banesat e shumë protestuesve në Fier , Patos , Roskovec.

Anëtarë dhe simpatizantë të PD dhe LSI-së si dhe qytetarë të Fierit janë mbledhur këtë paradite në hyrje të qytetit të Roskovecit me thirrjet “Rama ik”, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë. Protestuesit kanë djegur goma në hyrje të qytetit si shkak i vizitës së kryeministrit Edi Rama.

(n.b/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply