Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Maqedonia e Veriut dhe Greqia firmosin hapjen e një vendkalimi kufitar

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Sia Anagnastopolu, gjatë takimit të sotëm kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar mes dy vendeve, në rajonin e Prespës, Markova Noga-Lemos. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në përputhje me Marrëveshjen përfundimtare me të cilën pritet zhvillim shtesë të marrëdhënieve, intensifikim I komunikimit dhe zhvillim gjithëpërfshirës të rajonit të Prespës. Nga kabineti i ministrit Dimitrov, njoftuan se në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet bilaterale mes vendeve. Aksenti kryesor është vendosur në implementimin e marrëveshjes së Prespës me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit intenziv në të gjitha sferat, që për qëllim final kanë rezultatet e dukshme pozitive në interes të qytetarëve të dy vendeve.
Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm
“Kemi përsëri një marrëveshje historike do të thoja, përkrah arritjes historike në Prespë, sepse për herë të parë marrëveshja implementohet sipas emrit dhe termeve të dakordua në Prespë. Është kënaqësi që kjo marrëveshje për hapjen e kufirit … e nënshkruajmë në tre gjuhë, gjuhën greke, gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze. Gjuhën maqedonase që është e rëndësishme për ne, që e flasin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut dhe diaspora jonë dhe që nuk ka të bëjë me maqedonasit e Greqisë”

Në takim është biseduar edhe për mbështetjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në kontekst të proceseve euro integruese. Kjo është vizita e parë e ministres Sia Anagnostopulu jashtë Greqisë pas emërimit të saj në funksionin ministër alternative për punë të jashtme, e që është parë si tregues për rëndësinë që Qeveria greke ju jep marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Arben Zeqiri /SHENJA/

 

 

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply