Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Të dielën takim liderësh për Ligjin e PSP-së

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, konfirmoi se takimi i liderëve me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, do të mbahet të dielën, por duke mos saktësuar kohën se kur do të realizohet.

Tre çështjet kryesore që do të diskutojnë Zaev – Micoski, siç është paralajmëruar do të jenë Zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe Prokuroria Publike Speciale. Të njëjtën paraprakisht e kishte konfirmuar edhe lideri i opozitës maqedonase Mickoski, në një prononcim për media. Një ditë më parë, kryetari i Qeverisë Zaev deklaroi se do të zhvilloj takim me kreun e opozitës pasi siç u shpreh ai Maqedonia e Veriut duhet të ketë proces të qartë zgjedhor si kristali dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve. Në takim siç theksoi Zaev në tavolinë do të ketë edhe përfaqësues profesionistë nga Parlamenti dhe nga Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe,  para tre ditësh Ligji i  PSP-së kaloi filtrin e Qeverisë. Me këtë propozim ligj, siç thanë nga ekzekutivi Prokuroria Speciale do të jetë një trup autonom, brenda Prokurorisë së Rregullt. Pas kësaj kryeprokurorja Speciale Katica Janeva deklaroi se kur të miratohet plotësisht Propozim-ligi për Prokurorinë Publike, Prokuroria Speciale Publike, do të mund që bombat si dëshmi ti përdor vetëm në 20 lëndë dhe fakti që në shumicën e lëndëve nuk do të përdoren bombat si dëshmi, ajo  tha se disa të akuzuar mund të shpëtojnë, por edhe mund të shtohen të akuzuar tjerë. Por, pohimin e saj e hodhi poshtë kryeministri një ditë më vonë, ku u zotua se ky ligj nuk ka ndërmend të shpëtoj askënd.

Takimi i liderëve u inicua nga kreu i opozitës dhe kërkesa e tij menjëherë u pranua edhe nga kryeministri.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply