Lajme nga Shqipëria

Familja shqiptare përplaset në Itali, foshnja lufton për jetën

ITALI

Një familje shqiptare në Itali është përfshirë në një aksident rrugor ditën e djeshme në Marostica. Mediat italiane raportojnë se në aksident është dëmtuar rëndë vajza e vogël 14-muajshe e familjes.

Vogëlushja është dërguar menjëherë në spitalin e Padovës, ndërsa po lufton me jetën pasi mjekët janë detyruar t’i presin njërën këmbë për shkak të dëmtimeve. Gjithashtu edhe çifti i bashkëshortëve është shtruar në spital, ku gruaja  ka pësuar fraktura në krah dhe burri ka prerë damarët pasi u godit nga xhami i makinës.

Makina me të cilën po lëvizte familja shqiptare u përplas me një kamionçinë që po drejtohej nga një 58-vjeçar italian. Nga kontrollet e kryera rezultoi se italiani po i jepte makinës nën efektin e alkoolit. Pas ngjarjes së rëndë, shoferi  italian tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por patrulla policore e ndaloi menjëherë.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply