Lajme nga Maqedonia

INSIDE Qeveria heshtë për kontrabandimin e mallrave serbe për në Kosovë

Vendosja e taksës doganore për 100 për qind nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë po vazhdon.

Që nga 21 Nëntori ku qeveria në Prishtinë e futi në fuqi këtë masë eksporti i mallrave të Serbisë ka shënuar rënie.

Mirëpo megjithatë ka ende mallra të Serbisë që hyjnë në tregun e Kosovës.

Dyshimet e mëhershme që nga venia e taksës se një pjesë e këtyre mallrave po futen në mënyrë ilegale përmes vendeve tjera të rajonit në Kosovë, morën konfirmimin edhe nga vet qeveritarët e Serbisë.

Ministri i Serbisë për Tregëti Rasim Ljajic ishte vet ai i cili njoftoi publikisht se disa mallra po dërgohen në Kroaci dhe Maqedoni, për ripaketim e pastaj të rieksportohen në Kosovë.

Ky i ka thënë televizionit shtetëror serb, RTS se p.sh. në rastin e grurit të prodhuar në Serbi, i njëjti së parti dërgohet në Kroaci, e pastaj nga atje transportohet në Kosovë si grurë kroat. Po sipas Ljajicit një pjesë e mallrave serbe iu shitet afaristëve në Maqedoni dhe prej atje ri-eksportohet në Kosovë, si mall i Maqedonisë.

“E kemi situatën që gruri i ynë shkon në Kroaci, e prej nga ky vend ky grurë transportohet si grurë kroat dhe shitet në Kosovë. Një pjesë e mallrave shkojnë duke i shitur një biznesmeni në Maqedoni, për shembull, ai rieksportohet dhe shitet në Kosovë,” ka deklaruar Ljajic për RTS

Më 27 Shkurt autoritetet doganore të Kosovës i kanë konfirmuar dyshimet se disa mallra të Serbisë po ri-eksportohen si të ripaketuara me origjinë të falsifikuar përmes kompanive nga Maqedonia.

Doganat e Kosovës i kanë thënë televizionit nga Kosovë, KTV-së se deri tash janë identifikuar 5 raste të dyshimta të tilla me prodhime ushqimore të Serbisë që rieksportohen nga Maqedonia si prodhime të Maqedonisë.

Mbetet e panjohur se sa raste të tjera nuk kanë mundur që të detektohen dhe sa mallra janë futur në tregun e Kosovës në këtë mënyrë përmes kompanive nga Maqedonia.

Autoritetet doganore të Kosovës i kanë thënë këtij televizioni se është kërkuar nga dogana e Maqedonisë që të rriten kontrollet për verifikimin e vendit të origjinës në anën tjetër të kufirit.

Një ditë pas deklaratës së Rasim Ljajicit,  filluan që të flasin edhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut.

Më 21 Shkurt Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, u tha medieve në Kosovë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut do të ndërmarrin masa për të vërtetuar nëse pohimet e Ljajiçit janë të vërteta dhe në rast se apo ai pat paralajmëruar edhe masa për të parandaluar të njëjtën.

“Që nga nesër ne do t’i bëjmë të gjitha masat, me të vetmin qëllim, që të shohim, se a ndodhë kjo veti a jo. Nëse konfirmohet që ka ndodhur, ne me siguri se do të marrim masa. Maqedonia ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën dhe ne përditë mundohemi që të lehtësojmë shkëmbimet tregtare”,

Që nga kjo datë, janë bërë 16 ditë, mirëpo nuk ka pasur ndonjë njoftim nga askush nga qeveria e Maqedonisë se a është nisur hetimi, apo nëse po, cilat janë rezultatet e këtij hetimi.

Zhurnal ka tentuar që të marrë përgjigje me ditë të tëra nga ministria e ekonomisë por përgjegje apo ndonjë sqarim nuk ka. tentimet ishin të kota.

Heshtje totale nga kjo ministri që nga 21 Shkurti kur ministri bektashi premtoi hetimin. përgjegje e as sqarime nuk ka as nga ministria e financave e Maqedonisë së veriut, nën kompetencat e së cilës është dogana e vendit.

Zhurnal ka tentuar që të marrë ndonjë sqarim edhe nga autoritetet doganore për deklaratat e ministrit të Serbisë Rasim Ljajic dhe të zyrtarëve doganor të Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë nga Prishtina.

Doganat e Maqedonisë i kanë mohuar deklaratat e Ljajicit të Serbisë dhe ato të bëra nga zyrtarët e Kosovës për parandalimin e disa rasteve të rieksportimit të mallrave serbe nga territori i Maqedonisë.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk bëhet rieksportim i mallrave serbe nga Serbia për në Kosovë, sepse rregullat për prejardhje të mallrave nuk lejojnë që të jepen çertifikatë për prejardhje që mallrat e Kosovës të deklarohen si maqedonase” thonë nga Doganat e Maqedonisë së Veriut për INSIDE.

Mirëpo si qenka e mundur që Ministri i Serbisë Ljajic të thotë se disa mallra po rieksportohen përmes Maqedonisë ?

Ljajic i thotë RTS-së se kjo po ndodhë.

Për parandalimin e disa rasteve flasin edhe zyrtarët nga Kosova, e megjithatë doganat e Maqedonisë thonë të kundërtën, dhe i mohojnë ato.

Ndërkohë kemi tentuar që të marrim detaje të eksportit dhe importit të mallrave midis Maqedonisë me Serbinë e Kosovës.

Por, pos shifrave të përgjithshme, enti i statistikave të Maqedonisë nuk ka dërguar detajet sipas llojit të mallërave, për të mundur krahasuar me ato të dërguara nga agjensioni i statistikave i Kosovës dhe vërejtur ndryshimet e mëdha midis eksportit në tetor dhe janar, p.sh. të grurit dhe miellit meslin.

Enti i statistikave të Maqedonisë nuk përgjigjet për detajet e tregtisë sipas emrit të mallrave.

Ky agjension nuk i jep të dhënat për secilin mall, kg, shumën e detajuara sipas mallrave në veçanti, por vetëm shifra të përgjithësuara të zakonshme për muajët.

Në bazë të të dhënave të detajuara nga agjensioni i statistikave të Kosovës, shtrohet pyetja se është e mundur që p.sh. në rastin e eksportit të grurit dhe miellit meslin është rritur shumë eksporti nga Maqedonia për në Kosovë që nga vënia e taksës doganore për mallrat e Serbisë.

Sipas këtyre të dhënave në tetor të vitit 2018 eksporti me grur dhe mielin meslin nga Maqedonia për në Kosovë ishte ZERO.

Ndërsa në Janar të vitit 2019 kjo shifër arrin në 494000 kg, përkatësisht në vlerën 143480 Euro.

Tabela e të dhënave nga agjensioni i statistikave të Kosovës flet edhe për rritje të madhe të eksportit të mallrave të gatshme ushqimore si dhe pemëve, pastaj lulediellit, që nga taksa e nëntorit që Kosova i vuri Serbisë.

Megjithatë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut ende nuk e kanë bindur publikun për rezultatin e hetimit të tyre, nëse ndonjë i tillë i premtuar është bërë.

Deklarata e autoriteteve doganore  të Maqedonisë se “nuk rieksportohen” mallrat serbe përmes Maqedonisë, deri më tash nuk është aspak bindëse, sepse ndryshe thonë autoritetet doganore të Kosovës dhe ministri Ljajic.

E ndërkohë, mediat nga Kosova vazhdojnë që të sjellin raporte se një pjesë e mallrave serbe po hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale, madje edhe pa datën e prodhimit. Një rast i këtillë së fundi është raportuar edhe në një super market në Ferizaj.

E kamionët me targa të Serbisë, me mallëra të serbisë, vazhdojnë të hyjnë nga Serbia në Maqedoni e disa prej tyre renditen në drejtim të kufirit në Bllacë me Kosovën.

Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë të INSIDE:


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply