Sports

Interi mbush 111 vjeç, e themeloi një shqiptar nga Çamëria – Balkanweb.com

Sot skuadra e Interit mbush 111 vjeç dhe klubi zikaltër ka uruar të gjithë tifozët e tij për këtë ditë të shënuar duke postuar në rrjetet sociale për të ndarë gëzimin me fansat e shumtë. “Kanë ndryshuar njerëzit. Heronjtë e një nate dhe ëndrrat e një sezoni. Kanë ndryshuar kufijtë tanë dhe horizonti ynë.

Interi (3)

Edhe vetë historia jonë ka ndryshuar, sepse kur është unike, bëhet legjendë. Po, Interi ynë. E vetmja gjë e qartë që kemi nga ajo natë e 9 marsit të vitit 1908. E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë kurrë,” shkruan klubi zikaltër.

Interi (1)
Interi (1)

Por Interi është edhe pak shqiptar. Gjon (Giovanni) Parathimioti, shqiptari nga Çamëria, ishte një ndër themeluesit e klubit zikaltër dhe presidenti i parë i tij. Nuk shkonte në ndeshjet e Interit në stadium sepse i kishte dalë nami si ters për ekipin, derisa një ditë, shkon i maskuar dhe Interi fiton, me Paramithiotin që i jep fund kështu reputacionit të tij si tersndjellës. Gjithsesi aventura e tij në krye të klubit zikaltër nuk zgjat shumë, pasi shtatë muaj më pas, mazhoranca zvicerane e bordit drejtues, zgjodhi njërin prej tyre si president, Etore Shtraus.

(j.s/BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply