Lajme nga Kosova

Komuna e Mitrovicës nuk i bindet SBASHK-ut, mbajnë orët plotësuese të humbura gjatë grevës

Përkundër thirrjes së SBASHK-ut që të mos mbahen orët plotësuese të humbura gjatë grevës së janarit, komuna e Mitrovicës ka mbajtur mësim gjatë ditës së shtunë.

Këtë e ka bërë të ditur vet komuna e Mitrovicës, përmes një njoftimi.

“Sot në shumë shkolla të komunës së Mitrovicës sipas dinamikës së paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor”, thotë njoftimi.

Drejtori i Arsimit, Iset Beka, bën të ditur se në shumicën e shkollave të komunës sonë me përjashtim të katër shkollave, kanë mbajtur mësimin sipas planit dhe programit të përcaktuar nga drejtorët dhe personelit në këto shkolla.

Drejtori Beka, theksoi se në ditët në vijim do të mbaj një mbledhje me kryesitë e nxënësve të këtyre shkollave dhe Këshillat drejtuese, në mënyrë që t’i udhëzojnë dhe këshillojnë se pasojat sidomos për nxënësit e klasave të para, të nënta dhe të dymbëdhjeta janë të pariparueshme.

“Pas vendimit të gjykatës çdo dit e humbur është arsyetim i kotë dhe shkon në dëm të nxënësve”, tha ndër të tjerash drejtori I Arsimit, Iset Beka.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj të premten u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që të mos mbajnë mësim.

Jashari për Telegrafin ka thënë se duhet pritur vendimin e Gjykatës lidhur me këtë.

“Gjykata themelore në Prishtinë na e ktheu një letër me të cilën e konfirmon që kërkesën tonë për pezullimin e vendimit të Ministrit të Arsimit , nuk e ka marrë të arsyeshme që ta pezullojë. Kështu si e tillë kërkesa jonë do të shkoj në seancë gjyqësore. Ne jemi të bindur që Gjykata do të nxjerr një vendim meritor. Unë mendoj që edhe MASHT-i, edhe SBASHK-u, por edhe prindërit bashkë ne nxënësit, pra të gjitha institucionet nuk duhet të dalin mbi ligjin, por ta presin verdiktin e gjykatës dhe të veprojmë bashkërisht sipas këtij vendimi”, ka thënë ai./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply