Lajme nga Shqipëria

Kryemadhi: Në dosjet 339 e 184, të implikuar edhe ministra të PS

GRAMSH

Gjatë takimit të zhvilluar me LSI-në e Gramshit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi theksoi  se LSI nuk do të ndalet në asnjë moment duke denoncuar blerjen e votave me paratë e drogës në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Ajo solli në vëmendje faktin se mbi 300 denoncime janë bërë nga LSI në zyrat  e OSBE-së për blerjen e votave dhe përdorimin e bandave kriminale nga ana e Rilindjes. Kryemadhi përmendi dhe dosjen 339 dhe dosjen 184, ku ministra dhe deputetë të Rilindjes janë të përfshirë në blerjen e votave me grupet kriminale.

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017, të cilat jemi koshient dhe të vetëdijshëm që i kemi deklaruar që me 5 korrik që votat janë blerë me paratë e drogës, njerëzit janë kërcënuar me polici, i kemi denoncuar. Janë mbi 300 denoncime të LSI-së në zyrat e OSBE-së, ku denoncojnë jo vetëm blerjen e votës, por dhe përdorimin e bandave kriminale edhe të segmenteve kriminale, së bashku me Policinë e Shtetit në favor të votës për PS-në. Nuk u ndalëm në asnjë moment dhe nuk kemi për tu ndalur për ta denoncuar. Sot në zyrat e Prokurorisë qëndron “Dosja 339”, për përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS-së, që nga Vangjush Dako dhe pse jo edhe Edi Rama, ku blihen votat me grupet kriminale.

Dosja 184, ku ka ministra e deputetë të PS-së të përfshirë në blerjen e votave, por dhe në këmbim të blerjes së votave përkundrejt lejimit të parcelave të hashashit në Bashkinë e Dibrës.

Kriminalizimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka shkuar në çdo qelizë dhe vetëm shkrirja e një Parlamenti, që vjen si rezultat me një mazhorancë të ardhura me vota të blera dhe të deformuara, nëpërmjet parave të krimit, nëpërmjet bandave kriminale, nëpërmjet krimit të organizuar, do të ishte e vetmja mundësi për të risjellë stabilitetin dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik të Shqipërisë në këto 30 vite dhe për të hapur një etapë të re, etapën e stabilitetit, etapën e zhvillimit ekonomik,e tapën e integrimit europian të vendit. Për të kthyer edhe njëherë besimin e qytetarëve shqiptarë te institucioni, te shteti, te politika dhe jo njerëzit të jenë të zhgënjyer dhe të përdorur prej saj, por për ta parë politikën si një instrument për të zhvilluar politika, në mënyrë të tillë që të krijojnë mirëqenie për veten tyre, për fëmijët e tyre, shëndetësi të merituar, zhvillim të merituar, ekonomi të zhvilluar dhe të begatë”, tha Monika Kryemadhi.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply