Lajme nga Shqipëria

Meta negociator? Spiropali: Të këshillonte më mirë znj.Kryemadhi

TIRANE

E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ ministrja Elisa Spiropali komentoi edhe deklaratat e Presidentit të Republikës për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa tha se opozita duhet të bëjë një hap pas e maxhoranca dy.

“Unë nuk e çkodoj dot deklaratën e Presidentit sepse nuk e kuptoj për cilat hapa e ka fjalën dhe kush duhet t’i ndërmarrë po do kishte qenë shumë mirë në rast se Presidenti do t’a kishte këshilluar znj.Kryemadhi në partinë nga ka dalë, që mos ta ndërmerrte atë hap. Se nuk është një hap para, është një hap në humnerë. Dhe kthim pas nuk ka. Pra, në Kuvend nuk kthehen dot më, tani të paktën të mbështesin kandidatët e tyre nëpër lista që duan të marrin pozicionet e tyre në kuvend. Të vijnë të votojnë reformën zgjedhore që është e domosdoshme dhe që ne patjetër do t’a çojmë përpara dhe jemi shpresë plotë që deputetët e rinj të opozitës do ta votojnë reformën zgjedhore” tha Spiropali.

Ndërsa akuzoi opozitën se po dëmton vendin me protestat, Spiropali tha se qeveria ku bën pjesë mbetet e vendosur për të garantuar sigurinë  në vend.

“I përgjigjemi me përgjegjshmëri protestave, duke izoluar elementët e dhunshëm. I garantojmë qytetarët se do të bëjmë maksimumin edhe për të dialoguar me opozitën në rast se kërkojnë dialog, brenda kornizës kushtetuese, por jo për t;iu kthyer diskursit të qeverive tranzitore të cilat janë të papranueshme edhe për partnerët, do shkaktonin destabilitet.” përfundoi Spiropali.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply