Lajme nga Shqipëria

Protestat në Roskovec e Patos, 50 të shoqëruar nga policia

FIER

Policia e Fierit ka shoqëruar disa persona pas protestave të djeshme në Roskovec e Patos. Sipas burimeve nga PD e Fierit bëhet fjalë për 50 protestues të shoqëruar, ndërsa nga policia nuk ka ende informacione zyrtare.

Sipas Gëzim Caushit, kreu i PD Roskovec mbi 10 persona janë shoqëruar mbrëmë në Roskovec. “Protestuesi i fundit ka dalë nga policia në orët e para të mëngjesit. Aktualisht vetëm një nga protestuesit vazhdon të qëndrojë në komisariat. Bëhet fjalë për Ismail Siqecan, të cilit iu shemb magazina me gjithë furrën e bukës brenda”, tha Caushi.

Vizita e kryeministrit Edi Rama dje në Fier dhe në njësitë e tjera të këtij qarku, u prit me protesta nga banorët.

Protestuesit patën përplasje me policinë, e cila nuk lejoi që të afroheshin në takimin e kryeministrit Rama me banorët.  Në Roskovec e Patos protestuesit bllokuan rrugët dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama.

(m.k/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply