Lajme nga Shqipëria

“Rama zhduku, populli s’të do”, Berisha nxjerr videon e fermerit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-denoncim të qytetarit dixhital, i cili tregon se për shkak të mungesës së tregut, prodhimet bujqësore janë të detyruar t’ua nxjerrin blegtorisë.

Qytetari dixhital i bën thirrje kryeministrit Rama që të largohet sa më parë, pasi sipas tij, populli nuk e do më atë në krye të qeverisë.

“Ah mor Edi Rama more faqezi! E bëjmë mallin dhe nuk e shesim. Kjo që bën nuk është drejtë, prandaj zhduku sa më parë. Sa të të vrasin njerëzit, ka me të vra edhe buka ime. 100 luga janë mbush me djersën time. Është gjynah se jemi duke u copëtuar. Grosha ja si qelibar, ta hajë delja është gjynah, prandaj bëjë të pamundurën dhe zhduku,  zhduku sepse nuk të do më populli”, shprehet qytetari.

Posti i Berishës:

“Shikoni pamje te pabesueshme! Ja çfare u shkakton kontrabanda e narko qeveritareve fermereve shqiptare. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e fermerit dixhital. “Pershendetje dr,shiko se si u a japim bagetis mundin e gjith veres dhe vjeshtes, kemi mbi 100 kv fasule dhe nuk kemi treg ku ta dergojm,,ju lutem shperndaje qe ta shikok dhe ai lugati ribdekjes,,te uroj shender dhe mos vdeksh kurr.”

Miq,kjo eshte kriminale, ndaj dhe mbare fermereve shqipare iu bej thirrje te ngrihen dhe ti shporrim shushunjat, narkoqeveritaret qe pasurohen mbi fatkeqesine e tyre. sb”, shkruan Berisha.

(n.m/ BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply