Lajme nga Kosova

Sekretari amerikan: Kosova do të paguajë dështimin e dialogut

KOSOVË

Përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës kanë qëndruar sot për dy orë në rezidencën amerikane, ku janë ftuar në takim nga nënsekretari për çështje politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale.

Mediat kosovare raportojnë se  nënsekretari, David Hale ka kërkuar pezullimin e taksës duke shtuar se në rast se dështon dialogu me Serbinë, çmimin e dështimit do ta paguajë shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj.

“Nëse Kosova mbetet përgjegjëse për dështimin e dialogut do të paguajë çmim”, ka thënë Hale kanë treguar këto burime, duke thënë se ky ka qenë mesazhi kryesor i amerikanëve në takimin e sotëm, shkruan RTK.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përpara një javë të vështirë, pasi duke nisur nga e hëna, dy këshilltarë të kancelares së Gjermanisë do të zbarkojnë në Prishtinë për të kërkuar pezullimin e taksës ndaj mallrave të Serbisë.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply