Lajme nga Shqipëria

Sërish protestë në Fier, lëndohet një punonjës policie

Teksa kryeministri Edi Rama është në qytetin e Fierit në kuadër të turit për “Bashkinë që duam”, mbështetës të opozitës janë grumbulluar për të protestuar.

Protestuesit mbajnë parullat “Rama Ik” dhe herë pas here ka përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku si pasojë  ka mbetur i lënduar një punonjës policie.

Reagimi i dhunshëm i protestuesve ka ardhur, pasi policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar në mënyrë të paligjshme në protestë.

Ndërkohë policia ka marrë masa të rrepta dhe po kryen kontrolle në të gjitha rrugët që të çojnë tek vendi ku do zhvillohet takimi i kreut të qeverisë.

Edhe një ditë më parë mbështetësit e opozitës së bashkuar zhvilluan një protestë, ndërsa kryeministri ishte duke festuar me gratë e qytetit të Fierit. Lidhur me protestën Policia arrestoi 4 persona dhe 41 të tjerë u proceduan penalisht./tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply