Lajme nga Maqedonia

“Titanik 2”, Joanidis: Vendimi i Apelit të jetë i pavarur

Që vendimi i Gjykatës Penale të bëhet i plotfuqishëm, të njëjtin do duhet ta konfirmojë Gjykata e Apelit. Kjo gjykatë mundet edhe ta ndryshojë ose lëndën ta kthejë në gjykim të serishëm. Të akuzuarit kanë drejtë ankese edhe para Gjykatës Supreme e cila me mendimin parimor juridik që e dha, Prokurorinë speciale e shpalli si akuzues të paautorizuar pas 30 qershorit të vitit 2017- afat pas të cilit kjo prokurori nuk mund të ngritë aktakuza të reja. Por, burime nga Specialja për Alsat M thonë se aktakuza për rastin “Titanik 2” është ngritur brenda afatit të paraparë prej 18 muajve. Mbrojtja e të akuzuarve dje u thirr pikërisht në mendimin e Gjykatës Supreme, pasi vlerësojnë se aktakuza është ngritur pas skadimit të afatit. Për atë se kush dhe a mundet dikush t’i shpëtojë nga akuza të akuzuarit në këtë rast, për Alsat M analizon avokati Jovan Joanidis. Ai thotë se pazarllëqet politike tashmë e kanë rrënuar sistemin juridik, por shpreson se në procedurën e ankesave për rastin “Titanik 2”, gjykatat do jenë objektive.

Nëse politika futet në gjykatat më të larta, qoftë në atë të Apelit ose në Gjykatën Supreme, atëherë drejtësia del nga gjykatat, nuk ka drejtësi, por ka politikë, ndërsa jemi dëshmitarë se politika e shkatërroi gjyqësorin..gjyqi të jetë i pavarur, të vendosë në bazë të dëshmive dhe ligjit. Vetëm kështu duhet. Nëse e bën këtë, çfarëdolloj vendimi të marrë është i drejtë. Ndërsa nëse punon sipas pazareve politike, atëherë nuk kemi vendim gjyqësor, por kemi pazarllëk politik, ndërsa pazarllëku politik bëhet në Parlament, në bashkësinë lokale, në Klubin e deputetëve. Le të bëjnë pazare politike, por jo në organe shtetërore, jo në gjykata”- theksoi Jovan Joanidis, avokat.

ALSAT

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply