Lajme nga Bota

Vdes foshnja e gruas që kishte kërkuar kthimin në Britani nga Siria

Sekretari britanik Sajid Javid po përballet me kritika pas vdekjes së foshnjes së Shamima Begum në një kamp në Siri.

Begum kishte ikur nga Londra për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në moshën 15 vjecare. Ministri Javid ka anuluar nënshtetësinë e saj britanike kur ajo ka kërkuar të rikthehet në Britani.

Familjarët thanë se Britania ka dështuar ta mbrojë foshnjën ndërsa Partia Laburiste tha se vdekja e foshnjës është rezultat i vendimit johuman të sekretarit.

Një zëdhënës i Qeverisë britanike tha se vdekja e cdo fëmije është tragjike dhe shtoi se Qeveria në vazhdimësi ka këshilluar kundër udhëtimit në Siri dhe do të vazhdojë të mundohet të parandalojë udhëtimin drejt Sirisë.

Begum, që kishte ikur në Siri në vitin 2015 me dy shoqet e saj, ishte gjetur nga një gazetare e Times në një kamp të refugjatëve në shkurt.

Ajo kishte deklaruar se ka jetuar me burin e saj holandez, pjesëtar i IS-it, dhe ka humbur dy fëmijë për shkak të kushteve të rënda.

Pas lindjes së foshnjes së tretë, Jarrah, ajo kishte thënë për BBC se dështiron të kthehet dhe ta rrisë e qetë foshnjen në Britani.

Foshnja të enjten ndërroi jetë nga pneumonia, sipas një certificate mjekësore. Ai kishte vetëm tre javë jetë.

Edhe bashkëshorti i saj, kishte kërkuar që të kthehet në Holandë bashkë me gruan dhe djalin, menjëherë pas lindjes së tij.

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply