Lajme nga Kosova

Veseli refuzon të flasë rreth takimit me diplomatin amerikan Hale

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka refuzuar të flasë rreth takimit me zyrtarin e lartë amerikan David Hale, që u mbajt sot në Razidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Pas takimit të Hale me liderët shtetërorë, Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari Veseli, u mblodhën në një restorant në Prishtinë.

Pas daljes nga restoranti, siç transmeton Klan Kosova, Veseli nuk ka komentuar asgjë rreth takimit, por ka paralajmëruar konferencë për media gjatë ditës.

Në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë sot paradite është mbajtur takimi i Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale, me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në këtë takimin e sotëm, temë diskutimi ka qenë pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndryshe, tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply