Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Apeli ia shtoi burgun trafikantëve të 12 vjeçares nga shtëpia e fëmijëve

Gjykata e Apelit ia ka shtuar edhe 4 vite burg plus, Majmire Destanovas e cila e kishte trafikuar seksualisht 12 vjeçaren nga shtëpia e fëmijëve “Ranka Millanoviç” në Shkup, pas çka vajza kishte ngelë edhe shtatëzënë. Apeli ua shtoi edhe nga dy vite burg  dy personave që kishin abuzuar me vajzën. Gjykata e shkallës së parë atyre u pati shqiptuar nga 12 vjet burg,  ndërsa Apeli u shqiptoi nga 14 vjet burg, pasi që ka vlerësuar se Gjykata Themelore më shumë i ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese se sa ato rënduese. Vendimin Gjykata e mori pasi që Prokuroria e ankimoi vendimin, e pakënaqur nga lartësia e dënimit.

Gjykata e Apelit – Shkup

“Gjykata e Apelit në Shkup, pranoi ankesën e Prokurorisë dhe ndryshoi vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit. Të akuzuarës së parë, i shqiptoi dënim prej 17 vitesh burg, ndërsa dy të akuzuarve të tjerë iu shqiptua nga 14 vite burg”

Rasti i abuzimit me vajzën e mitur bëri bujë gjatë vitit të kaluar, kur mediat e zbuluan një historik të keqpërdorimit të fëmijëve të mitur, që janë nën kujdesin e shtetit, në shtëpinë “Ranka Millanoviç”. Hetimi i prokurorisë zbuloi se vajza e mitur 12 vjeçare, të paktën për një vit, për aq sa prokuroria kishte prova dhe njohuri, ishte abuzuar thuajse çdo ditë. E dënuara Majmire, e kishte shitur vajzën vazhdimisht burrave të ndryshëm. E kishte dërguar qytet më qytet, kafene më kafene. Sipas asaj që pati zbuluar prokuroria, Majmirja për vetëm një natë që e ka shfrytëzuar vajzën nëpër kafene, ka fituar nga të paktën 200 euro. Sipas akuzës së prokurorisë, makroja i kishte dhënë vajzës alkool dhe e kishte rrahur kur ka refuzuar të kryej punë për të, ndërsa nuk i ka dhënë ushqim fare. E ka kërcënuar se do ta vrasë atë dhe motrën e saj, që poashtu është në shtëpinë e të fëmijëve “Ranka Millanoviç”.

Makroja Destanova, gjoja e kishte martuar vajzën me të akuzuarin e dytë nga Radovishi, Eroll Jasharov, i cili për dhjetë ditë me radhë kishte abuzuar me të dhe e kishte rrahur vazhdimisht. Me vajzën kishte abuzuar edhe nipi i Erollit, Sezar Raimov,  i cili është i dënuari i tretë. Destanova e kishte dërguar vajzën nga qyteti në qytet me taksi, dhe u kishte ofruar marrëdhënie edhe taksistëve, në këmbim të paravë që duhej të pagujë për ta dërguar vajzën. Një natë vajza kishte tentuar të ikë, por Destanova e kishte kapur, dhee kishte rrahur me gajtan, dru, dhe në fund i kishte djegur edhe cigare nëpër trup.

Momenti kur vajza kishte shpëtuar nga Destanova ishte kur kishte kuptuar se ishte shtatëzënë. Makroja e kishte dërguar në Shkup për ta abortuar fëmijën, në mënyrë që të mund ta martojë në një vend për çka kishte marrë shumë të majme parash, por vajza e mitur e kishte paraqitur rastin. Makroja Majmire Destanova e ka dosjen penale disa faqe, pasi ka qenë e dënuar për raste të ndryshme të mashtrimit, vjedhjes e të tjerë. Por edhe dy të dënuarit e tjerë kanë nga një ose dy dënime në dosje.

Prokuroria ende nuk ka dalë me detaje rreth hetimit për të punësuarit në shtëpinë “Ranka Millanoviç” që ishin në dijeni për zhdukjen disa mujore të fëmijëve nga shtëpia.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply