Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Përndjekja e Pendarovskit, Zaev thotë se të gjithë qytetarët janë të sigurt

Kryeministri Zoran Zaev dhe kandidati i pushtetit për president Stevo Pendarovski deklarohen në mënyra të ndryshme lidhur me aludimet që ky i fundit të jetë i përndjekur nga shërbime sekrete. Zaev shprehet i bindur se nuk ka të bëjë me ndonjë përndjekje serioze, por sipas tij qëllimi i “ndjekësve” kishte qenë që të vërtetojnë se me çfarë veture vozitet kandidati i tyre për president. Më tej ai tha se Pendarovski, por edhe të gjithë qytetarët e vendit duhet të ndjehen të sigurt, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë arsye për të mos u ndjerë si të tillë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Sigurisht që është i sigurt. Tani e pamë se bëhet fjalë vetëm për fotografim, për të parë se çfarë veture ka. Absolutisht nuk bëhet fjalë për shërbim sekret. Kështu që besoj se të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të ndjehen të sigurt, sepse nuk kemi arsye për të mos u ndjerë të sigurt. Por, ekzistojnë ende disa njerëz të caktuar të cilët në mendjet e tyre bëjnë disa konstruksione të mundshme, për disa plane të fshehta, punojnë me shoqata patriotike, sigurisht bëhet fjalë për aludim”.

Por, kandidati Pendarovski mban qëndrimin e tij dhe thotë se për këtë shkak së fundmi edhe rastin e ka denoncuar në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup. Ai tha se shpreson që të jetë ashtu siç ka deklaruar kryeministri, por për të njejtën pret një përgjigje zyrtare nga organet kompetente.

Stevo Pendarovski, kandidat për president

“Bëra denoncim, po pres tani që organet kompetente për një periudhë të caktuar që të veprojnë. Nëse më pyesni se çfarë unë di më tej. Do ju them se nuk di, megjithatë do ju drejtoja tek një deklaratë në pyetje deputetësh në fund të janarit, kur ministri Spasovski i cili fliste për ndjekje për persona publik, nga disa struktura. Megjithatë mendoj se këtu qëndron përgjegjësia. Përshtypja ime është se  po, unë po ndiqem dhe për këtë kam bërë denoncim. Dua që organet të ma vërtetojnë se a është kjo e vërtetë dhe se a jam vetëm unë pjesë e përndjekjes. Dhashtë Zoti të jetë ashtu siç ka deklaruar kryeministri dhe organet ta kryejnë punën e tyre, megjithatë dua të kem përgjigje zyrtare për këtë gjë”.

Ndryshe, pasditen e djeshme Stevo Pendarovski, kishte bërë denoncim në SPB Shkup se po ndiqet nga shërbime sekrete të aftërta me opozitën.

Emine Ismaili /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply