Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Presidencialet, në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve

Sonte në mesnatë ë përfundon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president të shtetit. Deri më tani kandidatë të sigurt për garën presidenciale janë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova dhe Blerim Reka.

Kandidati i përbashkët i 31 partive nga koalicioni qeveritar Stevo Pendarovski mori mbështetjen e 60 deputetëve në kuvend. Pendarovski përveç nënshkrimeve të deputetëve  mblodhi edhe 32 mijë nënshkrime nga qytetarët. Ndërkaq, LSDM në kongres e vërtetoi kandidaturën e Pendarovskit dhe nga 783 delegatët e pranishëm, 712 njëzëri pa asnjë kundër dhe pa asnjë të përmbajtur votuan për Stevo Pendarovskin.

Kandidatja e VMRO –DPMNE-së, profesorja Gordana Siljanovska mori mbështetjen e shumicës së delegatëve në kongresin e VMRO-së. Pas kësaj ajo nënshkrimet e nevojshme i mblodhi për një ditë, ku rreth 16 mijë qytetarë nënshkruan për të në zyrat e KSHZ-së në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Nënshkrime për pjesëmarje në zgjedhjet presidenciale mblodhi edhe profesori, Blerim Reka, i cili mbështetet nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa.Reka mblodhi rreth 11 mijë nënshkrime.

Nënshkrime janë duke grumbulluar edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josif Mirçevski dhe Gospodin Poposki.  Mbledhja e nënshkrimeve nisi më 23 shkurt.

Kandidatët për president duhet t’i dorëzojnë kandidaturat në KSHZ deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore nis më 1 prill. Më 14 mars përfundon afati për shqyrtimin e listës zgjedhore  dhe paraqitja për votim në diasporë. Rrethi I parë I zgjedhjeve të gjashta presidenciale mbahet më 21 prill, ndërsa rrethi I dytë më 5 maj.

Enis Murtezi /SHENJA/

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply