Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Zaevi dhe Mickoski takohen nesër, flasin për Specialen

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, nesër do të zhvillojnë takimin e paraparë sy më sy, në ora 20, në Qeveri. Siç informoi kryeministri, takimi që ishte me kërkesë të liderit të opozitës maqedonase Mickoski, do të shfrytëzohet për të folur mbi zgjedhjet presidenciale, për ligjet reformuese për të cilat pushteti ka nevojë edhe për votat e opozitës në Parlament, por edhe për ardhmërinë e Prokurorisë Speciale, ligji i së cilës poashtu po mbahet peng i votave të deputetëve të VMRO-së.

Zoran Zaev, kryeministër

“Do pres deri nesër, që ti shohë se cilat janë kërkesat. Do ti tregoj edhe propozimet tona. Të gjithë së bashku do të flasim si politikanë dhe parti të përgjegjshme. Ende është herët të flitet për detajet, prandaj nuk do të doja të komentoj asgjë tjetër”

Në këtë takim nuk janë thirrur liderët e partive shqiptare, pasi sipas Zaevit, nuk ka nevojë për një format të tillë takimi.

Takimi i Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit, u thirr pasi që Qeveria e miratoi propozim ligjin për Prokurori Publike, në të cilën përfshihet edhe ardhmëria e Prokurorisë Speciale si një trup autonom, brenda sistemit prokurorial.

Pushteti shpreson se opozita do të pajtohet me Ligjin e përgatitur për PSP-në, por Mickoski nga paraqitjet e tij e ka bërë të qartë se Prokuroria Speciale ka dështuar në fitimin e besimit të qytetarëve dhe ka dështuar në misionin për të sjellë drejtësi. Ai pati vlerësuar se Katica Janeva madje duhet të largohet tërësisht nga posti i prokurores speciale dhe të zëvendësohet me dikë tjetër. Megjithatë, lideri i opozitës pajtohej me një pikë me pushetin, se doemos duhet të ekzistojnë një organ i cili do të përndjekë korrupsionin e lartë dhe do të punojë në mënyrë jo selektive.

Ligji për Prokurorinë Publike kaloi në Qeveri më 5 mars. Me këtë ligj rregullohet edhe statusi, edhe autonomia por edhe kompetencat e PSP-së. Sipas propozim ligjit, Prokuroria Speciale parashikohet të bëhet një organ i përhershëm brenda sistemit juridik në shtet. Por të ketë kompetenca më të zgjeruara se tani. Të mund të luftojë korrupsion të nivelit të lartë, të mund të përndjekë diplomatë e të tjerë. PSP do të ketë të definuara të gjithë kompetencat në mënyrë që të mos ketë ndeshje me Prokurorinë e Rregullt, por në rast të ndonjë dileme se kujt i takon ndonjë lëndë, vendimin përfundimtar do ta merr kryeprokurori.

Me zgjidhjen e propozuar parashihet që PSP të hetojë dhe të ndjekë penalisht edhe presidentin, edhe ambasadorët, edhe funksionarët e Kuvendit, Qeverisë, Gjykatësit, Prokurorët në Prokurorinë Publike, Këshillin Gjyqësor, Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe kryetarët e komunave.

PSP parashihet që të ketë kompetencë edhe për hetim të krimit zgjedhor, për shkatërrim ose keqpërdorim të trashëgimisë kulturore, për financat publike, forcat e armatosura, detyrat zyrtare, zbulimin e paautorizuar të informacioneve dhe të dhënave për dëshmitarë dhe të tjerë.

Ligji i PSP-së u publikua në fund të vitit të kaluar, por për shkak të paknaqësisë së VMRO-së e cila tregoi haptazi se nuk do ta votojë ligjin në Parlament, ndërsa pushteti nuk i ka 80 vota, u desh që ky ligj të lihet në plan të dytë, derisa të arrihet konsensus me opozitën maqedonase.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply