Lajme nga Shqipëria

Zjarr i madh në Dibër, dy hektarë pyje nën ‘pushtetin’ e flakëve

DIBËR

Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në qarkun e Dibrës.

“BalkanWeb” ka mësuar  se në pushtetin e flakëve janë dy hektarë pyje në Qafë-Buall. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëset e bashkisë Klos dhe asaj Bulqizë.

Pavarësisht se zjarri është në territorin e bashkisë Klos, në ndihmë ka shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës. Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili po vijon të djegë një sasi të madhe pyjesh në Qafë Buall.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply