Lajme nga Diaspora

30 të lënduar në aeroplanin e “Turkish Airlines”, mes tyre edhe një shqiptar

Ai ka postuar edhe një video ku shihen pasagjerët e traumatizuar dhe të shokuar pas incidentit në fjalë

E Diel, 10 Mars 2019 – 14:00
albinfo.ch

Gjatë turbulencave të forta ajrore në afërsi të Nju Jorkut në bordin e një aeroplani pasagjerësh të linjës ajrore “Turkish Airlines” rreth 30 persona u lënduan, deklarojnë autoritetet në aeroportin “Kennedy” në Nju Jork.

“Plagët nuk janë kërcënuese për jetën”, tha një zëdhënës për medie. Një person raportohet se ka thyer këmbën, ndërsa të tjerët kanë plagë dhe lëndime tjera, transmeton rtv21.tv.

Aeroplani u ul në aeroportin e Nju Jorkut në orën 5:35 të mëngjesit pas largimit nga Stambolli, përcjell albinfo.ch.

Shumica e udhëtarëve u trajtuan në terminalin e aeroportit. Një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Shteteve të Bashkuara të New Yorkut dhe New Jersey deklaroi se të lënduarit më pas u dërguan në spital.

Në këtë fluturim ishte edhe shqiptari, Sead Nikaj i cili u bë i njohur me shqiponjën që bëri në hyrje pas aterimit në aeroportin e Podgoricës, ku u pengua nga punëtorët malazez në aeroport.

Videoja u bë shpejtë virale në rrjetet sociale pas publikimit të saj. Seadi në postimim e tij të fundit shkruan: “Fal Zotit dhe bekimeve tuaja që më bëtë mbas incidentit në Podgoricë i pështova edhe një rrëmune tjetër por kësaj here lartë në qiell”.

Ai ka postuar edhe një video ku shihen pasagjerët e traumatizuar dhe të shokuar pas incidentit në fjalë.

Tmerr në avionin Stamboll-New York, shqiptari flet si u rrezikua jeta e qindra udhëtarëve on Vidnews.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply