Lajme nga Shqipëria

Aksidenti në Maqellare-Peshkopi/ Udhëtonin me motor, vdes çifti

DIBER

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave, ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Maqellarë- Peshkopi. Burime për ‘BalkanWeb’,  shprehen se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit,  një 34-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij,  identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetojnë rrethanat e mundshme të aksidentit.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply