Lajme nga Maqedonia

AlternAtivA zgjodhi kryesinë e re, Gashi: Jemi të hapur për të gjithë (Video)

Partia Alternativa mbrëmë zhvilloi Konventën Promovuese në të cilën e prezantoi kryesinë qendore, llogon dhe këngën me të cilën kjo parti do të idenfitifikohet në skenën politike.  Kryetari i kësaj partie Afrim Gashi tha se Alternativa është vazhdimësi e projektit politik Lëvizja Besa që siç tha padrejtësisht u uzurpua nga një pjesë e antarësisë së vjetër me vendime gjyqësore të ndikuara nga politika. Gashi siguroi se pavarësisht emrit të ri, ideja dhe vizioni i tyre për ndryshim në shoqëri është i njëjtë, dhe me vullnetin e njëjtë, do të vazhdojnë të luftojnë të keqen në shoqëri.

Afrim Gashi, kryetar i Alternativës

“Pavarësisht se kush e përdor emrin, që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor programin që ne e prodhuam, pavarësisht se kush e përdor idenë që ne e krijuam, ata asnjëherënuk bëhen zotërinj e pronarë të idesë. Kjo që ka kaluar për neve, përveç shije së hidhur na ka dhënë më shumë leksione. Na e ka forcuar imunitetin, na e ka shtuar besimin, dhe na ka mësuar se në politikë më me rëndësi se gjithçka është besimi. Na ka mësuar edhe se në politikë duhet ta ruash edhe shpinën”

Në këtë konventë të pranishëm ishin edhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri dhe ministri i diasporës Edmond Ademi nga LSDM. Ata i shoqëronte  edhe kandidati për president Stevo Pendarovski. Gashi tha se e mbështet kandidaturën e Pendarovskit pasi që është profesor me dinjitet dhe bagazh akademik, dhe u tha partive shqiptare opozitare se e kanë sa për sy e faqe kandidimin e një shqiptari për president, pasi dihet se nuk ka mundësi që një shqiptar të fitojë garën presidenciale vetëm me votat e shqiptarëve.

Afrim Gashi, kryetar i Alternativës

“Derisa e dimë se partitë opozitare e bëjnë këtë vetëm për kalkulime politike, ndërsa kemi  një kandidat që seriozisht i përmbush kërkesat dhe pritjet tona, ne duam të jemi të sinqetë para votuesve tanë. Nuk duam që punën e sotme ta lëmë për nesër. Nëse edhe ata nesër do ta mbështesin Pendarovskin nesër, përse nuk e bëjnë sot, dhe kështu të përfundojë ky proces. Kujt i duhet raundi i dytë, dhe kujt i duhet kjo krekosje politike vërtetë nuk e di”

Partia Alternativa gjatë Konventës së mbrëmshme kërkoi që gjatë shtetndërtimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të krijohet një shoqëri në të cilën qytetarët më nuk do të jenë të ndarë apo nënshtuar, për shkak të përkatësisë etnike. U kërkua që shteti të jetë i përkufizuar si qytetar apo i zhveshur nga përkatësitë etnike, apo i ndarë në pjesë, apo kantone, sipas popullsisë që jeton aty. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply