Lajme nga Shqipëria

Bashkia e Korçës kundër Tec-it

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehet kundër projektit për ndërtimin e një TEC-i  me gaz në afërsi të qytetit. Ai i është drejtuar me një letër, ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, dhe ministres së Energjetikës dhe Infrastukturës Belinda Balluku duke iu kërkuar që të mos miratohet kërkesa e kompanisë private GPP, për vënien në jetë të këtij projekti. Në letrën e tij, kryebashkiaku i Korçës, argumenton së ndërtimi i këtij Tec-i në toka bujqësore do të cënojë funksionalitetin e tyre.

“Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shumë afër qytetit dhe në toka të frutshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë së Korçës ka qenë i qartë dhe konsistent që në raportin e përgatitur për KIS në 5 dhjetor 2017 ku Bashkia Korçë është shprehur JO me arsyetimin e afërsisë me qytetin. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushës së Korçës nga fshati Barç deri në Zëmblak”.

Kryebashkiaku Filo shpreh vendosmërinë e tij për mos e lejuar këtë projekt të jetëzohet në Korçë.

“Ju kërkoj mosaprovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës.”

Pas publikimit të kësaj letre ka reaguar ministri i Mjedisit, Klosi që thotë se projekti nuk ka marrë asnjë leje për të nisur punë dhe s’do ketë mundësi ta marrë nëse nuk përmbush standardet.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim strategjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”

Termocentrali i Korçës parashikon të furnizohet nga gazsjellësi TAP dhe parashikon një fuqi prej 500 megavatësh. Konsumi vjetor do të arrijë deri në 125 milionë metra/kub gaz në vit.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply