Sports

Forma e mirë nuk mjafton, Panucci befason me zgjedhjet e tij! – Balkanweb.com

Jo gjithmonë forma e mirë apo marrëdhënia me golin janë kritere të mjaftueshme për C.Panuccin për të afruar në Kombëtarë një lojtarë. Pavarësisht se trajneri i Shqipërisë ka insistuar shumë në këtë pikë, në Kombëtarë vinë vetëm lojtarët që janë më në formë, jo gjithnjë e ka zbatuar këtë tezë, e fundit që e konfirmon një fakt të tillë është mos grumbullimi i Emir Lenjanit.

Lenjani

Anësori po kalon një moment shumë të mirë tek Sion në Superligën zvicerane, ka fituar statusin e titullarit dhe ka qenë gjithnjë prezent në zonën e kundërshtarit. Në 1215 minuta të luajtura deri më tani, Lenjani ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asist por Panucci nuk ka preferuar ti bëjë një ftesë për dy sfidat e para në kualifikueset e “Euro2020”, kundër Turqisë dhe Andorës, lajm ky i konfirmuar nga vetë lojtari në një status në llogarinë e tij në rrjetet sociale:

Lenjani
Lenjani

“Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja” – shkruan Lenjani në një postim në Instagram, duke vendosur edhe ikona që shprehin habi. Në fakt ky vendim i Panuccit është jo pak i çuditshëm duke parë që pas largimit të Agollit, krahu i majtë i mbrojtjes ende nuk po gjen stabilitet.
(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply