Lajme nga Kosova

Lekaj i përgjigjet Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Lekaj i përgjigjet Listës Serbe për planet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, “pritja juaj do të zgjasë”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deputetëve të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj tha se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

“Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj.

Lista Serbe ka thënë sot se nëse opozita i bën 51 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ata do të ktheheshin në Kuvendin e Kosovës për ta mbështetur votimin./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply