Lajme nga Maqedonia

Masat PREMI do të aplikohen në centralet elektrike fotovoltaike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në media qendrën e Qeverisë mbajti pres konferencë për të njohtuar prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmirësimin e kushteve për investime dhe rritje të konkurrencës në sektorin energjetik dhe në veçanti rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse të energjisë elektrike, përmes politikave që mundësojnë promovimin e këtyre burimeve dhe promovimin e efikasitetit energjetik. “Duke dashur që të stimulojmë sa më shumë përdorimin e energjisë diellore, me Ligjin e ri për energjetikë  kemi paraparë masa të reja mbështetëse -të quajtura PREMI. Këto Premi do të aplikohen në centralet elektrike fotovoltaike të cilat do të ndahen në bazë të një procedure transparente të tenderimit e cila do të përfshijë ankand” u shpreh ministri Bekteshi. Më tej, siç informojnë nga ministria,  Bekteshi tha se Qeveria  ka miratuar Programin për mbështetje financiare për prodhimin e energjisë elektrike nga Prodhuesit preferencialë që do të shfrytëzojnë Premitë, program ky që do të rregullojë kapacitetin e përgjithshëm të instaluar në këto centrale elektrike, të cilat nuk mund të tejkalojnë 100 MW, për të cilat pas procedurës së tenderimit dhe pas nënshkrimit të kontratave do tu ndahen premi të cilat do t’i shfrytëzojnë në vitin 2019. “Shuma e mjeteve të nevojshme për pagesën e këtyre premive është përcaktuar në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe kap vlerën prej 30.000.000 denarë, ndërsa vlera maksimale referuese e një premie fikse të prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2019 është 15 € / MWh për centralet fotovoltaike”, shtoi Bekteshi.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply