Sports

Plarent Kotherja: Arbitri më i mirë është ai që gabon më pak – Balkanweb.com

Ish-gjyqtari dhe ish-shefi i gjykimit në FSHF, Plarent Kotherja, ka analizuar vendimin e Shoqatës së Arbitrave për bojkotin e kampionatit. I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, Kotherja u shpreh:

A ishte i drejtë vendimi për të bojkotuar kampionatin? A ishte kaq e rëndë situata?

Gjithë opinioni publik u ndesh me pamjet të tmerrshme. Kjo dhunë i krijoi anë negative sportit. Ky arbitër është dhe arbitër i UEFA-s. Vendimi i Shoqatës ka qenë me vend dhe ndoshta pak i vonuar. Duheshin ca sinjale me përpara, që mos vinim në këtë situatë.

Ne që në javën e parë jemi përplasur me dhunën. Çdo javë jam nëpër stadiume, të gjithë e mbajnë mend ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Kemi pasur shumë simptoma të tilla. Kemi parë që policia private ishte komplet in-ekzistente. Askush nuk i ndalonte tifozët e armatosur me flakadanë dhe fishekzjarrë. Nuk ka asnjë lloj autoriteti mbi sportdashësit.

Ne duam të sigurojmë djemtë tanë. Kemi ekipin tonë të arbitrave. Duam të sigurojmë punën e tyre normale dhe jetesën e tyre. Shteti dhe FSHF të gjejnë një emërues të përbashkët dhe të zgjidhin këtë ekuacion.

Pa c’ka se arbitrat shikohen si “UFO”, ata arbitra janë bijë nënash që e bëjnë me pasion punën e tyre, pa ç’ka se thashethemet nuk mbarojnë.

Në gjithë këtë turbullirë të kësaj ndeshjeje, vlen për t’u përmendur sjellja e lojtarëve të Kamzës. Është nga rastet e rralla, që ekipi vendas distancohet nga dhuna dhe mbështet arbitrin.

Nuk e dini sa xhama makinash të arbitrave janë thyer këtë kampionat dhe sa arbitra janë dhunuar pas ndeshjes, edhe pse nuk janë bërë publike. Arbitri më i mirë është ai që gabon më pak. Por, mos i japim definicionin e qëllimshme, është shumë e rëndë për arbitrat kjo gjë.

 

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply