Lajme nga Kosova

Po rrëzohet qeveria Haradinaj? – InfoShqip.com

Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq

Ai tha për Pink TV se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë. Simiq tha se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një ushtri me 107 vota”.

“Çfarë do të bëjmë me 9 për qind ose 10 vota? Do të hyjmë në Kuvend sapo opozita parlamentare të mbledhë 51 nënshkrime për rënien e qeverisë”, tha ai. Ndryshe, edhe shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook se në momentin që opozita do t’i sigurojë 61 vota do të procedojnë mocion votëbesimi ndaj qeverisë Haradinaj.

Por, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur “planeve” të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati. “Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj në Facebook. Lista Serbe ka paralajmëruar sot se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës, nëse opozita i bën 51 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Mbeten të shihen zhvillimet e reja gjatë javës së ardhshme.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply