Lajme nga Shqipëria

Postimi/ Gjiknuri vazhdon të gënjejë, rruga ende nuk është hapur

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka bërë sot një postim në profilin e tij në Facebook, ku njofton përfundimin e njërit prej segmenteve, TEG-Tuneli i Kërrabës dhe hapej ne tij për kalimin e pasagjerëve.

“Siç njoftuam dy muaj më parë, përtej zërave skeptik, punimet për lidhjen e segmentit TEG-Tuneli i Kërrabës, në njërin krah kanë përfunduar 🚧⚠🛣 Tiranë-Elbasan ishte një ndër projektet e trashëguara më problematike. Në bashkëpunim të ngushtë 🤝🏻 me ARRSH, audituam kontratën📋, i referuam në organet e drejtësisë ⚖ shkeljet e konstatuara, negociuam financimin e munguar dhe riçelëm kantierin për të mundësuar më në fund hapjen e njërit krah të rrugës për kalimin e mjeteve 🚗 😊”.

Por pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve që kanë kaluar sot në këtë aks pohojnë të kundërtën. Ata thonë se edhe sot ecej në korsinë e mëparshme, të pavijëzuar dhe pa ndriçim, ndërkohë që korsia tjetër vazhdon të jetë me mbyllur.

E pavarësisht asaj që ndoh në realitet, ish-minsitri Gjiknuri vijon të shkruajë për premtime të pambajtura.
(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply