Lajme nga Shqipëria

“S’të votojnë se je e bukur”, Grida Duma: Unë mbijetova

Ish-deputetja e PD, Grida Duma është padyshim një nga politikanet më të bukura, fakt që i vihet shpesh në dukje. E ftuar në “Xing me Ermalin” Duma ka pohuar se bukuria e saj ka ndikuar edhe tek vota.

“Femrat mund të bëhen xheloze për ty dhe nuk ta japin votën. Thonë: Shtriga sa e bukur që është dhe nuk ta japin votën”, i tha Ermali.

“Ka qenë edhe ajo periudha, por pastaj unë mbijetova dhe thanë s’kemi çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Grida duke qeshur.

E pyetur nëse njerëzit flasin më shumë për pamjen e saj apo për profesionin e saj si politikane, Grida u përgjigj: “Flasin për të dyja, por unë mendoj që kush e ka bërë Zoti të bukur dhe çdo gjë të bukur që na ka dhënë Zoti t’i kënaqemi, t’i themi faleminderit se çdo gjë tjetër është efekt anësor”.

Duma komentoi edhe vendimin e opozitarëve për të lënë mandatet si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën deklaratën ishin deputet e PD e ndër to edhe Grida Duma. Ish-deputetja ka rrëfyer më shumë mbi këtë vendim dhe si u ndje në ato momente.

“Jashtë oborrit të partisë ishte mbushur me mbështetës të Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e politikës, është precedent i parë lënia e mandateve në grup. Është sakrificë sepse është rrugë e gjatë dhe e mundimshme protestash. Por e kuptova që gjithkush që po mendonte për këtë çështje, kur ndjente entuziasmin në oborr i dukej vetja një hero i dytë në momentin që firmoste lënien e mandatit. Duhej bërë si një gjë ekstreme, radikale sepse nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë dhe besoj që rrugëtimi do ta tregojë që ka qenë një gjë e duhur”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply