Sports

Të gjithë lojtarët gati, por Milani rrezikon Gatuzon në derbi – Balkanweb.com

Të gjithë lojtarët në dispozicion. Kishte kohë që Milani nuk mund të mbështetej tek i gjithë ekipi për shkak të dëmtimeve të shumta. Një lajm i mirë për skuadrën kuqezi në prag të derbit kundër Interit, që përveç rivalitetit historik, në këtë sezon është shumë i rëndësishëm për misionin “Champions”. Por ka edhe një lajm të keq për popullin milanist. Në sfidën e së dielës së ardhshme në pankinë rrezikon mungojnë Xhenaro Gatuzo.

Chievo Milan Gattuso Allontanato 1

Tekniku u largua nga fusha gjatë ndeshjes kundër Kievos, që Milani e fitoi me rezultatin 2-1, për shkak të një debati të nxehtë me një prej lojtarëve kundërshtarë dhe më pas me arbitrin. Ndryshe nga futbollistët, largimi nga fusha nuk do të thotë pezullim për sfidën e ardhshme, por gjithçka do të vendoset të hënën nga Gjykata Sportive. Nëse Gatuzo do të ndëshkohej, atëherë kjo do të ishte një goditje e rëndë për Milanin, pasi dihet rëndësia e teknikut në pankinën kuqezi.
(balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply