Lajme nga Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM-ja dështoi në planin ekonomik

Pushteti kriminel i LSMD-së dhe Zoran Zaevi e shkatërroi ekonominë e Maqedonisë dhe u solli varfëri qytetarëve të Maqedonisë.

Derisa shteti gjendet në fundin ekonomik, funksionarët e kartelit kriminel pasurohen në kurriz të qytetarëve duke i shfrytëzuar grantet shtetërore, tenderët dhe i punësojnë të afërmit e tyre në institucione shtetëror për paga të cilat qytetarët e thjeshtë vetëm i ëndërrojnë.

LSDM-ja totalisht dështoi në planin ekonomik. Për shkak të politikave të këqija ekonomike të pushtetit, qytetarët luftojnë për një copë bukë dhe nëse vazhdon trendi i tillë gjysma e qytetarëve falë LSDM-së do të shkojnë në shkatërrim.

Pasi karteli kriminel e udhëheq shtetin vazhdimisht rritet varfëria. Rreth 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa pushteti në mënyrë shtesë godet pas xhepit të tyre dhe përkujdeset për nënat e tyre, baballarët, mitrat, vëllezërit, por edhe parukeri me paratë e qytetarëve.

Pushteti i cili nuk do të merrte hua, e bërë pikërisht të kundërtën dhe si rezultat i huave të tyre të përditshme për herë të parë borxhi publik kaloi 5 miliardë euro dhe e kaloi kufirin psikologjik prej 50 për qind.

Përderisa ekonomitë nga rajoni shënojnë rritje të konsiderueshme, ekonomia e Maqedonisë është bindshëm e fundit me rritje mizore prej 2.05%, ndërsa Zaevi gënjente se ai do të arrijë 5 dhe 7%.

Se LSDM-ja është e paaftë flet edhe fakti që në muajin janar realizimi i investimeve kapitale ishin i turpshëm 1%, ndërsa eksporti shënon ulje prej 1,9% në krahasim me vitin e fundit. Të jetë edhe më tragjike nuk kemi ulje prej madje 12,6 për qind në IT industrinë.

LSDM-ja dëshmoi se nuk është e aftë dhe nuk din si të krijojë klimë të mirë të biznesit. I kanë prishur të gjithë indikatorët ekonomikë, ndërsa rritje të vetme sollën tek tatimet dhe korrupsioni.

Katastrofën ekonomike të cilën ia organizoi LSDM-ja Maqedonisë duhet të ndalojë. Qytetarët nuk guxojnë të jetojnë në skaj të varfërisë. Prandaj LSDM-ja duhet të largohet. Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj meritojnë më mirë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply