Lajme nga Diaspora

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar

E Hënë, 11 Mars 2019 – 13:00
albinfo.ch

ilustrim

Një aksident i rëndë që ka ndodhur në Itali, ka shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, njëri prej të cilëve një 20-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se në aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës mbetën të vdekur shqiptari 20-vjeçar Juendi Xhani dhe italiani Guiseppe Troisi.

Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro. Ata të dy udhëtonin me një Audi A4 kur u përplasën me një makinë Hyunday, raportojnë mediat shqiptare.

Bashkë me ta në veturë kanë qenë edhe dy vajza që mbeten të plagosura. Audi A4 u përplas me veturën tjetër, pastaj doli nga rruga.

Përveç dy viktimave, kanë mbetur të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë; ndër personat e përfshirë janë edhe dy fëmijë të moshës 8 vjeçare të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply