Lajme nga Maqedonia

Apeli ia ulë dënimin Sead Koçanit dhe Vasilije Aviroviqit

Gjykata e Apelit Shkup të akuzuarit Sead Koçan ia uli dënimin prej gjashtë vitesh në katër vjet e tetë muaj, ndërsa të akuzuarit Vasilije Aviroviq iu shqiptua masa alternative dënim me kusht, kështu që i konfirmohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej dy viteve dhe njëkohësisht caktohet se dënimi i konfirmuar me burg nuk do të mbahet nëse i akuzuari gjatë pesë viteve pas hyrjes në fuqi të aktvendimit nuk kryen vepër të re penale, ceket në kumtesën e gjykatës. Koçan dhe Aviroviq në korrik të vitit të kaluar u shpallën fajtorë në procesin gjyqësor “Trusti”, për keqpërdorim të furnizimit publik. Procesi gjyqësor zgjati tetë muaj dhe pati mbi 20 seanca. Koçan dhe Aviroviq, përkatësisht “Transmet” dhe “Sileks Nemetali”, sipas PSP-së, me dokumente të rrejshme kanë fituar tender nga Elemi në vlerë prej 17,3 milionë eurove.  /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply