Lajme nga Maqedonia

Dimitrov më 15 dhe 16 mars në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov të premten dhe të shtunën, më 15 dhe 16 mars, do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Universiteti i Athinës Pireas, me rastin e 20-të vjetorit të ekzistimit të katedrës për studime ndërkombëtare dhe evropiane dhe në nder të profesorit të nderit dhe ish-shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias nga Athina.

Konferenca dyditore me temë “Politika aktive e jashtme greke në shekullin 21” do të mbahet në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa do të ketë pesë diskutime tematike, nga të cilat e fundit i kushtohet rajonit.

Për Ballkanin dhe Evropën Juglindore të shtunën në mesditë do të diskutojnë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ish-shefat e diplomacive shqiptare dhe bullgare Ditmir Bushati dhe Daniel Mitov.

Pas panelit për “Ndryshimet e Ballkanit” do t’i ndahet çmimi ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i Nikos Koxias, me çka do të përfundojë konferenca.

Gjatë vizitës në kryeqendrën greke, ministri i Punëve të Jashtme do të realizoj edhe takime dypalëshe.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply