Lajme nga Bota

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar etopian

Televizioni etiopian kombëtar njoftoi se është gjetur kutia e zezë e aeroplanit “Boeing 737 MAX”, që u rrëzua të dielën në mëngjes, vetëm gjashtë minuta pas ngritjes.

“Pajisja me të dhënat teknike të fluturimit dhe ajo që regjistron bisedat në kabinë e pilotëve nga fluturimi ET302 janë gjetur,” tha kompania ajrore në llogarinë e saj në Twitter.

Në aeroplanin Etopian Airlines, ishin 157 persona në fluturimin nga Adis Abeba në Nairobi, prej tyre 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk mbijetoi, dhe në aeroplan ishin udhëtarë nga më shumë se 33 vende.

Deri më tani nuk dihet shkaku i saktë i rënies së avionit, ndërkohë që kompania ajrore e Etiopisë vendosi të aterrojë të gjithë avionët “Boeing 737 MAX”, deri në përfundim të hetimit. /kp/Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply