Lajme nga Bota

Kaloi rrethojat mbrojtëse për të bërë selfie me jaguarin, për pak sa nuk e pagoi me jetë (Video, +18)

Një jaguar ka sulmuar një grua në një kopsht zoologjik në Arizona, derisa ajo po bënte selfie.

Incidenti ndodhi kur gruaja kaloi pengesat me qëllim që të fotografohej me jaguarin, i cili zgjati këmbën e tij përmes shufrave dhe i shkaktoi lëndime në dorë.

Drejtori i kopshtit zoologjik, Mike Olson, tha se nuk kishte asnjë mënyrë që njerëzit që kalojnë pengesat mbrojtëse të shpëtojnë pa u lënduar, pasi ato janë vendosur për një arsye të mirë.

Jaguari nga kopshti zoologjik në Arizona kishte sulmuar më herët një vizitor që kishte kapërcyer gardhin, por jo aq seriozisht sa kësaj radhe.

Ai konfirmoi se incidenti ishte rezultat i një “gabimi njerëzor” dhe se jaguari nuk do të vihet “në gjumë”. /kp/Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply