Lajme nga Kosova

Komisioni për Arsim kërkon kompensimin e orëve të mësimit

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi është bërë formimi i grupeve punuese për monitorim të ligjeve, atë për trashëgimi kulturore, për arsim parauniversitar, si dhe për mbikëqyrjen e Inspektoratit të Arsimit.

Komisioni ka diskutuar dhe analizuar gjendjen në arsim në gjysmëvjetorin e dytë. Ismajl Kurteshi, kryetar i komisionit tha se për kaosin e krijuar në janar me grevën.

“Sindikata duhet ta rishqyrtoj vendimin e saj dhe të mundësohet kompensimini orëve të mësimit të humbura në janar”, tha Kurteshi.

Komisioni sipas tij, të jetë një lloj ndërmjetësuesi ndërmjet SBASHK dhe MASHT për zgjidhjen e këtij problemi lidhur me kompensimin e arsimit.

Teuta Haxhiu, anëtare e komisionit, theksoi se komisioni ka zëvendësimi i orëve të humbura të mësimit me vendim të MAShT është i drejt.

“Është mirë që sindikata e arsimit të jetë unike, që mos të ketë laramani për kompensimin e mësimit të humbur”, tha Haxhiu.

Driton Caushi, anëtar në Komisioni, tha se ky kundërshtim i vendimit të MASHT është i pa përgjegjshëm nga SBASHK.

Lulejeta Veseli, anëtare e komisionit deklaroi se kompensimi i mësimit në disa komuna dhe në disa jo, kjo tregon një politizim të arsimit në Kosovë.
Komisioni vendosi që të premten e ardhshme në orën 11: 00 që të raportojnë në këtë komision, SBAShK- dhe ministri i Arsimit lidhur kontestimin e zëvendësimet të orëve të mësimit./kp/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply