Lajme nga Shqipëria

Lleshaj kritikon policinë

Pamjet e Policisë së Shtetit në ekzekutimin e një e një veprimi përmbarimor për prishjen e një banese në Tiranë, duket se kanë shqetësuar edhe Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një reagim në Twitter, Lleshaj tha se i mirëkupton reagimet ndaj pranisë së policisë, të cilat sipas tij nuk kanë qenë dinjitoze dhe efikase.

Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor,mbi një vendim gjykate të formës së prerë. PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka dhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!”

Më herët të hënën, anëtarët e një familje kanë bllokuar rrugën tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, duke u shtrirë në rrugë pasi IKMT do t’u prishte banesën me vendim të Gjykatës, e cila ua ka kthyer truallin ish-pronarëve. /tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply