Teknologji

Protesta në Rusi për lirinë në internet

Mijëra njerëz në Rusia kanë protestuar kundër planeve për kufizime në internet. Një protestë masive në Moskë dhe dy të tjera dy qytete u thirrën pasi parlamenti mbështeti planin e qeverisë që sipas saj bëhet për të rritur sigurinë kibernetike.

Megjithatë kritikët thonë se kjo bëhet me qëllim që të kufizohet aksesi në internet për Rusët si dhe rritur censurën.

Aktivistët thonë se mëse 15,000 njerëz u mblodhën në Moskë. Disa prej sloganëve të protestës ishin “larg duart nga interneti” si dhe “jo izolimit.”

Qeveria thotë se ligji për sovranitetin dixhital do të reduktojë mbështetjen e Rusisë në serverët e internetit në SHBA. Me të synohet bllokimi i trafikut që vjen nga serverë të huaj.

Një votë e dytë në fund të muajt do të përcaktojë fatin e këtij plani. Nëse mbështetet duhet të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin.

Në vitet e fundit Rusia ka shtrënguar mbikëqyrjen e internetit. Ditën e Enjte një tjetër ligj kundër “lajmeve të rreme” u kalua në parlament.

Vitin e kaluar u realizuan protesta të tjera kundër vendimit të autoriteteve për bllokimin e shërbimit të enkriptuar të komunikimit Telegram.

Agjencia shtetërore e sigurisë FSB thoshte atë kohë se Telegram ishte platforma e preferuar e organizatave terroriste që operonin në Rusi. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply