Lajme nga Shqipëria

Rrëzohet projekti i TEC-it në Korçë

TEC-i me gaz në afërsi të Korçës nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Ministria e Mjedisit i kanë thënë jo kërkesës së kompanisë GPP për leje, duke argumentuar se kjo sipërmarrje nuk plotëson asnjë standard. Lajmin se TEC nuk të ndërtohet e dha vetë Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Në një takim me inspektorët e Mjedisit, Klosi u ndal tek masat për sezonin turistik, duke kërkuar monitorim të rreptë të situatës.

Ministri porositi inspektorët se do të mbajnë përgjegjësi individuale për çdo inspektim që do të bëjnë dhe asnjë nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar, nëse nuk zbatohen ligjet dhe respektohet mjedisi.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply