Lajme nga Maqedonia

Shkupi e shënon 76-vjetorin e deportimit të hebrenjëve të Maqedonisë

Shumë aktivitete do të mbahen sot në Shkup ku do të shënohet 76-vjetori i deportimit të hebrenjëve të Maqedonisë, nën organizimin e Komunitetit Hebraik dhe të Fondit të Holokaustit.

Në Teatrin popullor të Maqedonisë do të mbahet aktiviteti kryesor në të cilin janë paralajmëruar fjalime të kryeministrin Zoran Zaev, kryetares së Bashkësisë Hebraike Berta Romano Nikoliq, Rabin Endrju Bejker, drejtor për marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan, Robert Singer, nënkryetar dhe drejtor ekzekutiv kryesor në Kongresin Botëror Hebraik dhe Zeev Elkin, ministër për Jerusalemin dhe për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor të Izraelit.

Paraprakisht, do të vendosen lule përmendores në nder të 7.144 hebrenjve të deportuar maqedonas, tek monopoli i mëparshëm i Shkupit, ku do të ketë edhe një fjalim të kryetarit të Asociacionit Ndërkombëtar për kujtim të holokaustit, ambasadori Zhorzh Santer dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Lule do të vendosen edhe para përmendores së luftëtarëve të rënë në LNÇ në varrezat e qytetit në Butel.

Aktivitetet do të plotësohen me koncert komemorativ në Qendrën memoriale të holokaustit, me fjalim të Romano Nikoliq dhe të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov.

Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i Duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.

Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj.

Më 11 mars ishin mbledhur në vagon për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike

Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Pastaj sërish ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar.

Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.

Në Treblinkë janë vrarë 98 për qind nga komuniteti hebre në Maqedoni në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply