Sports

VIDEO/ Lazio me “frena dorë”, Strakosha “spektatorë” pa pagesë – Balkanweb.com

Lazio sheh europën ti largohet gjithnjë e më shumë pas “X” kundër Fiorentinës. Kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertë, një sfidë që nisi mirë teksa C.Immobile kaloi bardhekaltërit në avantazh në minutën e 23-të.

Pragmatizmi i Fiores ishte në maksimum në këtë takim teksa në rastin e parë dhe të vetëm që krijuan arritën ta dërgonin në rrjetë me Mureil në minutën e 61-të. Tomas Strakosha arrit të rikuperohej në kohë për këtë takim por nuk u angazhua thuajse fare:

Lazio Strakosha

“I pa faj në golin e pësuar, spektatorë pa pagesë për pjesën e mbetur, nota 6 për Strakoshën.

Nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë javë të Serie A portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha. Atalanta e tij arrit një fitore të madhe 1-2 në transfertë kundër Sampdorias, ku protagonist absolut ishte Berat Gjimshiti:

Gjinshiti
Gjinshiti

“Gjithnjë i kujdesshëm dhe efikas ndaj Quagliarellas i cili dhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë mbetet golashënuesi më i mirë i Serie A, nota 6 për Gjimshitin shkruan TuttomercatoWeb. Nuk u preferua asnjë minutë nga C.Ancelotti, Elseid Hysaj në sfidën kundër Sassuolos.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply