Receta

Byrek i ëmbël me shije mandarine – Balkanweb.com

Nga: ZONJA KATERINA

1 pako peta byreku, 3-4 lgj gjalpë bimor, 4-5 kokrra vezë, 2 filxhanë kos, 1 filxhan vaj i zakonshëm, 1 kuti qumësht i kondensuar, 2 zarfa pluhur pjekës, 1 lugë cipë mandarine

Sherbeti: 1 ½ filxhan sheqer, 1 filxhan lëng mandarine, ½ filxhan ujë, Lëkurë mandarine

Fillimisht përgatisim sherbetin duke hedhur të gjithë ingredientët në një tenxhere duke i lenë për të zjerë për 7-8 minuta. Lyejmë gjysmat e petëve me gjalpë një e nga një, i vendosim në rradhë të rrudhura në tavë dhe i vendosim të piqen në furrë për 10-15 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.

Në një enë rrahim vezët, shtojmë më pas vajin, kosin, qumështin e kondensuar, pluhurin pjekës dhe cipën e mandarinës. I trazojmë mirë përbërësit me njëri-tjetrin.

Petët e mbetura i presim me thikë në copa të vogla dhe i hapim me dorë të thahen pak. Më pas petët i hedhim tek masa e përgatitur. Nxjerrim tavën nga furra dhe mbi petët e pjekura hedhim masën e përgatitur. E vendosim përsëri tavën në furrë dhe e lemë byrekun të piqet në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta. Pasi byreku të jetë pjekur e sherbetosim me sherbetin e ftohtë, e lemë të pushojë që të përthithet mirë sherbeti dhe më pas e servirim.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply